Zëdhënësja për Punët e Jashtme dhe Politikat e BE-së, Maja Kocijançiç ka reaguar ditën e sotme përmes një deklarate, në lidhje me akuzat që i janë bërë ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Ditët e fundit, disa media pranë PD-së dhe LSI-së hodhën akuza të forta për Vlahutin dhe bashkëshortin e saj, por BE i hedh poshtë të tilla akuza, që lidhen me angazhimin e Vlahutin në reformën në drejtësi.
Deklarata
BE-ja shpreh besimin dhe mbështetjen e plotë tek Ambasadorja dhe gjithë i ekipi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.
Delegacioni do të vazhdojë, me përkushtim dhe në koordinim të ngushtë me institucionet e BE-së, ta shoqërojë Shqipërinë në reformën e saj të vështirë të shtetit ligjor për të vendosur një sistem gjyqësor të qëndrueshëm dhe të besueshëm, të cilin qytetarët e Shqipërisë e duan dhe e meritojnë.
Shqipëria është një vend kandidat, që siç konfirmohet nga raporti i Komisionit i nëntorit 2016, po bën progres të fuqishëm drejt BE-së dhe ne do të ofrojmë vazhdimisht mbështetjen tonë që ky vrull të vazhdojë.