Drejtuesi politik i PS-së për Durrësin, Adrian Çela i është përgjigjur n/kryetari i PD-së, Edi Paloka, i cili e akuzoi se hoteli i Altin Hajrit, i cili është në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës ishte baza e socialistëve dhe se të gjitha takimet e Çelës dhe Dakos bëheshin aty.
Nga ABC, Çela e sfidoi Palokën duke thënë se nëse ka prova t’i nxjerrë, teksa shtoi se po bëjnë gati paditë për shpifje për demokratët.
“Kam dëgjuar disa akuza, nuk kanë qenë në qendër të vëmendjes time, por kam dëgjuar diçka. Problemi është që unë nuk e di ku është hoteli i personit (Altin Hajrit), nëse ka një foto, një sekondë të vetëm që unë të kem qenë, unë dorëzoj dorëheqjen time publikisht, ne po bëjmë gati materialet për shpifje që do i drejtohem gjykatës.
Nëse ka një material që unë e kam takuar (Altin Hajrin), apo kam ngrënë drekë apo darkë…. Zotëria thotë që unë shkoja bëja takime, unë nuk kam qenë asnjëherë. Jo sot, por nuk e di sa vite të ketë ai hotel unë nuk kam shkuar njëherë të vetme. Përsa i përket personave me rekorde kriminale, zotëria, ju mund ti shikoni janë publikuar në gazetë fotot të zotërisë duke festuar me persona me rekorde kriminale.
Ku është Paloka, kandidati tjetër numri tetë (në listë i PD-së Durrës), që edhe ai ka një proces, KQZ ia ka nisur prokurorisë për një dënim në Zvicër, nuk jam unë, i ke të publikuara. Nëse ata kanë një foto, një telefonatë, një takim, atëherë kanë të drejtë. Akuza dhe fakte zero… le ti nxjerrin. Thotë që unë kam shkuar te hoteli, le ta nxjerrin.
Unë nuk e di që prona e këtij paska qenë në sekuestro, është jashtë vëmendjes time, as ka të bëjë fare, dhe as nuk më intereson fare, nuk është objekt i punës dhe vëmendjes time zero. Zotëria të vijë, ti çojë materialet në prokurori për ato tre emra, nëse kanë fakte ti demonstrojë. Sot ne kemi një person që u kap me para duke blerë vota në Durrës dhe që i përkiste një force politike tjetër, LSI-së dhe jo PS-së. Në 24 shkurt një person i afërt i deputetit nr. 8 kërcënoi me armë kryetarin e njësisë administrative. Shikoni njoftimin e policisë” tha Çela, i cili është edhe administrator i OSHEE-së.