Aktualitet Akuzohen për vrasje, policia britanike 10 mijë paund shpërblim për tre shqiptarët

Akuzohen për vrasje, policia britanike 10 mijë paund shpërblim për tre shqiptarët

Policia britanike ka ofruar 10 mijë paund shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapen e tre shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim për vrasje.

“Dyshohet të jetë shqiptar”, policia britanike kërkon ndihmë për identifikimin e një të riu, 5 muaj pas vdekjes së tij

Kevin Vuçini, 25 vjeç, Brigen Qarrica, 21 vjeç, dhe Rrezon Cengu, 22 vjeç, akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit Ben Daly në 10 gusht 2023.

Sipas mediave britanike, 30-vjeçari u qëllua në Frances Havergal Close në orët e para të 10 gushtit të vitit të kaluar, por ndërroi jetë në spital.