Aktualitet Akuzohet nga GJKKO për pastrim parash, arrestohet në Itali 35-vjeçari shqiptar

Akuzohet nga GJKKO për pastrim parash, arrestohet në Itali 35-vjeçari shqiptar

Një 35-vjeçar i akuzuar nga GJKKO për pastrim parash është vënë në pranga në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Bëhet e ditur se Juri Ymeraj, 35 vjeç u arrestua në Padova pasi për të, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar ekstradimin e 35-vjeçarit, në Shqipëri.