Benjamin Mendy, futbollist i Manchester City, është akuzuar për përdhunim. Lajmin e bëri të ditur policia britanike.
Mbrojtësi 27-vjeçar është akuzuar pas 3 denoncimeve të bëra nga tetori 2020 deri në gusht të këtij viti.
Mendy është ndaluar nga policia dhe do të dalë para gjykatës ditën e premte.
Ndërkohë, klubi i Manchester City njoftoi se e ka pezulluar futbollistin.