Autori i dyshuar i vrasjes së Gjin Ndoj Boriçit në Shkodër më 9 gusht të 2020-ës në Shkodër, Denis Brajoviç, është arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Boriçi ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Metamorfoza” pasi u vu nën akuzën e SPAK për vrasje.
Sipas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky, Denis Bajroviç e kreu krimin me urdhër të Behar Bajrit dhe për llogari të Pëllumb Gjokës.
Vrasja u krye me “klering” me kërkesë të Ervis Martinaj, ku ky i fundit do të ekzekutonte një person që Pëllumb Gjoka kishte konflikt në kryeqytet.
Kujtojmë se më herët Denis Bajroviç ka qenë subjekt i OFL-së, si person nën hetim për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Policia e Shtetit njofton se “uniformat blu kanë siguruar informacion se 36-vjeçari fshihej në Emiratet e Bashkuara.
Pas shkëmbimit të këtij informacioni me partnerët nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, është bërë i mundur lokalizimi dhe vënia në pranga me qëllim ekstradimin në Shqipëri të Denis Brajoviç, 36-vjeçarit nga Shkodra.
Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri”.