Politika Akuzoi Veliajn për shpifje, Gjykata e Posaçme pushon padinë e Bashës

Akuzoi Veliajn për shpifje, Gjykata e Posaçme pushon padinë e Bashës

Gjykata e Posaçme ka pushuar padinë për “shpifje” të bërë nga Lulzim Basha kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Togat e zeza pushuan çështjen pasi nuk është paraqitur as Basha dhe as avokatët e tij.

Në padinë e ish-kreut të PD-së, argumentohej se Veliaj, si drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, duke shpifur për kundërshtarin politik, me qëllim që t’i dëmtojë imazhin Bashës.

Padia konsideronte si 3 shpifje të Erion Veliajt akuzat se: Kryetari i PD u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, se ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se ka ndërtuar pa leje.