Një faqe jo zyrtare e Qarabagut në Facebook krijoi një ndjenjë të çuditshme. Ansi Agolli është pranë fundit të karrierës, tiranasi ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë tifozëve shqiptarë sepse është nga ata lojtarë që pak flasin dhe në fushë japin gjithçka. Një lajm që do kish qenë i trishtueshëm, por që për fat të mirë nuk është i vërtetë, të paktën për kohën kur po flasim.
Agolli ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë në të ardhmen. Për momentin ndodhet në fazë përgatitore me skuadrën e Qarabagut dhe është i përqendruar tek pjesa e dytë e sezonit në Azerbaixhan. Është e vërtetë që i kontrata i përfundon në muajin qershor, por hipotezat janë disa.
36-vjeçari mund të vijojë karrierën si futbollist tek Qarabagu, ose mund ti ofrohet një rol në klub, ndërkohë që nuk përjashtohet as rikthimi në Shqipëri, ku tifozët e Tiranës janë të gatshëm ta mirëpresim me të gjithë dashurinë e mundshme, teksa edhe vetë mëngjarashi nuk e ka mohuar asnjëherë dëshirën e tij për ta mbyllur karrierën me ngjyrat bardheblu të cilat i ka mbajtur veshur që në hapat e para.