Aktualitet Alarm i rremë/ Çanta e braktisur në Tiranë ishte bosh

Alarm i rremë/ Çanta e braktisur në Tiranë ishte bosh

Një çantë shpine e gjetur nga një punonjës policie, rreth orës 09:15, në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, ngriti ‘në këmbë’ policinë. Pasi shërbimet e Policisë bënë rrethimin e vendit dhe njoftuan forcat xheniere për veprime të metejshme, rezultoi se çanta ishte bosh.

“Çanta e konstatuar në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ nuk kishte asgjë në brendësi të saj, ishte bosh”, njofton policia.

Dyshohet se çanta ishte e braktisur.