Shqipëria ka pësuar rënie të fortë të lindshmërisë për shkak se norma e fertilitetit ka pësuar rënie gjatë periudhës së tranzicionit.
Në Shqipëri, indeksi i fertilitetit ishte 6.8 lindje për grua në vitet 1960, ky raport ra në 2.1 lindje për grua në vitin 2001 dhe në 1.7 në vitin 2011, për të rënë në 1.48 fëmijë për vitin 2017. Ky nivel është me i ulet se mesatarja e fertilitetit ne Bashkimin Europian që për vitin 2016 ishte ishin 1.6.
Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik gjeti se mesin burrave të moshës 15-49 vjeç që nuk kanë fëmijë, 42% prej tyre nuk duan të kenë fëmijë, krahasuar me vetëm 4% të grave.
Kjo dëshirë e lartë meshkujve të rritur për tu mos u bërë prindër i përkeqëson më tej projeksionet e lindshmërisë.
Gratë dhe burrat shqiptarë preferojnë familje të vogla. Ndërmjet popullsisë aktualisht të martuar 15-49 vjeç, 76% e grave dhe 78% e meshkujve që kanë dy fëmijë ose më shumë nuk duan më fëmijë.
Vetëm gjashtë për qind e femrave dhe 5% e burrave duan një fëmijë tjetër, por do të preferonin të prisnin të paktën 2 vjet që ta kishin atë.
Vetëm 9% e të martuarve aktualisht gratë dhe 14% e meshkujve të martuar të moshës 15-49 vjeç duan të kenë një fëmijë ose një fëmijë tjetër së shpejti.
Në mesin e grave me dy fëmijë, tre nga katër duan të kufizojnë lindjen e fëmijës së tretë.
Përqindja e grave të martuara që aktualisht që duan të kufizojnë lindjen e fëmijës varion gjeografikisht, nga 55% në prefekturën e Lezhës në 68% në prefekturat e Beratit dhe Durrësit.
Përqindja e meshkujve të moshës 15-49 vjeç, të cilët dëshirojnë të kufizojnë lindjen e fëmijëve, ndjekin një model të krahasueshëm me këtë e femrave: 67% e meshkujve 15-49 vjeç nuk duan më shumë fëmijë. Ky proporcion është 78% në mesin e atyre me dy fëmijë dhe 92% të atyre me katër ose më shumë fëmijë.
Anketa gjeti se, nga të gjitha lindjet në 5 vitet e fundit dhe shtatëzanitë aktuale, 89% ishin të kërkuar në kohën e konceptimit, 4% ishin të padëshiruar, dhe 7% nuk ishin të kërkuar, shkruan Monitor.