Temperaturat janë vërtetë të larta në Evropë dhe në Shqipëri, por asgjë që nuk mund të parashikohet gjatë verës.
Por në Alaskë, temperaturat e regjistruara po kalojnë çdo mesatare të mundshme, pothuajse duke e dyfishuar atë. Këtë javë meteorologët parashikojnë për shtetin e SHBA në skajin veri-perëndimor të kontinentit amerikan temperatura që tejkalojnë 30 gradë celsius.
Diçka normale në Evropë, por që nuk ka ndodhur kurrë në Alaskë, ku temperatura maksimale e regjistruar ka qenë 29.5 gradë në vitin 1969.
I nxehti i pazakontë në vendin që zakonisht ka maksimale rreth 17-18 gradë në këtë stinë, dhe në dimër arrin edhe në -50 gradë, ka bërë që lumenjtë dhe liqenet e shumtë të pushtohen nga banorët, që për herë të parë nuk do kenë nevojë të udhëtojnë drejt Kalifornisë ose Floridës për të shijuar rrezet e diellit.