Nëse ka një njeri që ka eksperimentuar më së shumti më ngjyrën e flokëve ajo është padyshim Albana Osmani.
E rritur në ekran, në fillimet e saj ajo ishte një bionde.
Nuk ka lënë pa provuar as nuancat e së kuqes.
Për një kohë të gjatë qëndroi te ngjyrat e errëta.
Ndërsa sot është një kokëkuqe.
Ajo ka publikuar një video në Instagramin e saj, ku shikohet se sërish ka ndryshuar stilin dhe nuancën e flokëve. Nuk dimë të themi se cilat ngjyra i shkojnë më së shumti, sepse Albana duket e mrekullueshme në çdo stil.