Në prag të zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë e dalë në një lëvizje të re politike nënshkruan sot një marrëveshje.
“Do të na gjeni në të njëjtën listë e me të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike që sapo e nënshkruam”, tha Kurti.
Në fushatën zgjedhore Kurti dhe Osmani do të angazhohen së bashku dhe se të shtunën e 16 janarit do të dorëzohet dhe lista e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
“Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri por dhe presidente të re”, – u shpreh Albin Kurti teksa solli në vëmendje se presidentja në detyrë e Kosovës e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet.
Në fjalën e tij drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje shprehu vullnetin për të shërbyer me përulësi për lirinë dhe barazinë e qytetarëve e gjithashtu progresin dhe suksesin e shtetit.
“Marrëveshja që kemi arritur sot përfaqëson vullnetin e qytetarëve tanë. Sot përpara jush dhe këtu ne kuvendin e Kosovës si tempullin e demokracisë”, u shpreh ndërkaq Vjosa Osmani.
Ajo theksoi se bashkëpunimi me VV-në ka për qëllim luftimin e kapjes së shtetit, padrejtësisë dhe pabarazisë dhe angazhimit për rimëkëmbje, mirëqenie dhe dinjitet.
Ndërkohë më tej Vjosa Osmani sqaroi se Kurti do të jetë kandidati për kryeministër dhe ajo vetë do kërkonte të merrte postin e Presidentes.