Albin Kurti është zyrtarisht kryeministri i ri i Kosovës. Lideri i LVV-së mori këtë të hënë besimin e Kuvendit me 67 vota pro. 30 deputetë të zgjedhur votuan kundër tij, ndërkohë që nuk pati asnjë abstenim.
Pas marrjes së besimit në Kuvend, Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij bënë betimin. Në fjalimin e tij para deputetëve, Kurti tha se në këtë seancë do të jetësohet “vullneti i qytetarëve” që votuan në zgjedhjet e 14 Shkurtit, të cilat ai i cilësoi si referendum.
Albin Kurti deklaroi se vendi ka nevojë për reforma në disa sektorë, si drejtësia, shëndetësia dhe arsimi. Në qeverinë e Kurtit do të jenë 3 zv/kryeministra dhe 15 ministra.
Lista me emrat e ministrave:
Zëvendëskryeministër i parë për Integrime Europiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Zëvendëskryeministër i dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Zëvendëskryeministre e tretë për Çështjet e Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redzepi.
Ministër i Ministrisë së Financave, Punë dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.
Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Ministër i Ministrisë së Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.
Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq
Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.