Shumica e shqiptarëve në të dy vendet mendojnë se ne raport me dialogun me Serbinë, Shqipëria duhet ta mbështesë Kosovën pa kushte.
Kur bëhet fjalë për mbështetjen e Kosovës, 63.2% e shqiptarëve të Shqipërisë mendojnë se Shqipëria duhet ta mbështesë pa kushte Kosovën në dialogun me Serbinë, edhe kur kritikohet nga faktori ndërkombëtar. Të njëjtin mendim kanë edhe 72.8 % e shqiptarëve të Kosovës.
16.2% e shqiptarëve të Shqipërisë janë neutral kur pyeten për mbështetjen që shteti shqiptar duhet të japë për shtetin e Kosovës, ndërkohë që neutral janë edhe 15.3% e shqiptarëve të Kosovës.
Nuk janë dakord me mbështetjen pa kushte të Shqipërisë ndaj Kosovës sa i përket dialogut me Serbinë 17.4% e shqiptarëve të Shqipërisë. Të njëjtin mendim ndajnë edhe 5.6% e shqiptarëve të Kosovës. 3.2% e shqiptarëve të Shqipërisë janë shprehur ‘nuk e di’ kur janë pyetur në lidhje me këtë dhe 6.3% e shqiptarëve të Kosovës kanë ndarë të njëjtin mendim.
Albin Kurti, politikani që shqiptarët do donin t’i përfaqësonte në Shqipëri
Një tjetër pyetje e Barometrit për qytetarët edhe në Shqipëri edhe në Kosovë ka qenë: “Cilin nga politikanët do të donit të kishit përfaqësuesin tuaj?”.
Mes 100 intervistave ballë për ballë të realizuara në Shqipëri në nivel kombëtar, rezulton se 25 % do të donin t’i përfaqësonte Albin Kurti, mes një liste të gjatë të përfaqësuesve politikë të Kosovës.
Më pak (19,6 %) do të donin t’i përfaqësonte Vjosa Osmani, 11,3 % do të donin t’i përfaqësonin politikanët e tjerë në listë.
35,7 % nuk do të donin asnjërin prej tyre t’i përfaqësonte.
Edi Rama, politikani që qytetarët në Kosovë do donin t’i përfaqësonte
1065 qytetarë të pyetur në Kosovë se cilin nga përfaqësuesit politik të Shqipërisë do të donin ta kishin përfaqësuesin e tyre në Kosovë, 22 % kanë zgjedhur Edi Ramën.
Një përqindje më e ulët, 11,2 % do të donin ti përfaqësonte Sali Berisha, 9,7 % do të donin përfaqësuesit e tjerë të listës me politikanët e Shqipërisë.
Përqindja më e lartë, 55 % nuk do të donin asnjërin prej poltikanëve shqiptarë të dhënë në listën e Barometrit, t’i përfaqësonte në Kosovë.