Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurit u takua dje në Tiranë edhe me analistët Fatos Lubonja, Andi Bejtja, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati.
I pyetur sesi mund të qëndrojë sa kohë me Ramën dhe Lubonjën, kur qëndrimet e tyre janë të kundërta, Kurti thekson se të rrish me Lubonjën e njeh më mirë Ramën.
Pjesë nga intervista në ABC News Milori-Kurti:
Milori: Si mund të rrini 4-5 orë me Ramën dhe 4-5 orë me Lubonjën kur dihen qëndrimet e tyre mund të them armiqësore pa metaforë, janë të kundërta?
Kurti: Koha ku jetojmë është e rëndësishme dhe unë kam shumë vlerësim për gazetarët që kam takuar mbrëmë dhe natyrisht që unë nuk mjaftohem në politikë më politikën dhe më interesojnë dhe qasjet e tjera nga shoqëria, ekonomia, kultura dhe besoj se kur takon njeriu Fatos Lubonjën 5 orë nuk janë as një orë.
Milori: Kupton më mirë Edi Ramën ndoshta?
Kurti: E njeh më mirë.