Ish-Ambsadori Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu në një intervistë në emisionin “Opinion”, ka thënë ndër të tjera se i mungon Shqipëria, ndërsa tregoi edhe një episod të komunikimit të tij me ambasadoren aktuale të SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
A i keni ndjekur lajmet ose eventet në Shqipëri gjate këtyre muajve?
Po i kam ndjekur dhe lërmë të të them, që ndihem shumë keq për Shqipërinë sepse vitin e kaluar ishin dy tërmetet apo jo? Apo ishte herët këtë vit se mbaj mend. Ishin dy tërmete të cilat ishin shume shkatërruese për Shqipërinë dhe shumë njerëz akoma s’janë rikuperuar nga kjo. Dhe pastaj të ketë dhe këtë situatë tani, më korrigjo nëse jam gabim, por me çfarë kuptoj unë Shqipëria është nën një lloj izolimi, njerëzit nuk mund të udhëtojnë në Itali psh.
Është një izolim vërtetë i fortë në fakt në Shqipëri.
Po kështu dëgjova, por kjo është një gjë e mirë krahasuar me vende si Italia, Spanja…
Franca apo Mbretëria e Bashkuar.
Po, duket sikur në Shqipëri deri tani është në mënyrë të arsyeshme e kontrolluar. Njerëzit po observojnë izolimin ose karantinën, sido që doni ta quani, është shumë e parehatshme, shumë depresive. Kupton, shumë stresuese, dhe duket sikur Shqipëria po e trajton mirë deri tani.
Ambasador a ka diçka që vërtet ju mungon nga Shqipëria?
Epo siç e di Blendi më mungon shumë, kam qenë në kontakt me ambasadoren Kim. Kemi folur në telefon para disa muajve dhe thjesht i dhashë disa mesazhe. I shkruajta para disa javëve dhe i thashë se më vjen shumë keq për të sepse moti po bëhet përmirësohet në Shqipëri dhe është koha e përkryer për të udhëtuar dhe për të parë vendin. Dhe ajo tha që po e vuan këtë sepse as ajo nuk mund të shkoje në asnjë vend, por ajo e dashuron Shqipërinë deri tani. Ajo ka një personalitet shumë të fortë për Shqipërinë. Ajo ka parë shumë dhe mendoj që shqiptarëve i pëlqen ky personalitet i ambasadorëve amerikanë, por për sa i përket pyetjes patjetër që më mungon shumë, më mungojnë të dalat. Unë do të isha i ‘mjerë’ në Shqipëri tani sepse kjo është e bukura për Shqipërinë. Ti udhëton për të takuar njerëzit, ose për kafe, për drekë, dhe tani nuk mundesh, kështu që kjo është e tmerrshme.
Tani është një Shqipëri krejt tjetër, nga ajo që mbani mend ju. Plazhet janë bosh, nuk ka restorante, nuk ka bare, edhe njerëz s’ka në rrugë, gjë e cila është e pazakontë për shtetet mesdhetare në përgjithësi.
Po është shumë shokuese, dhe shumë depresionuese. Mendoj se të gjithë jemi disi të depresionuar. Duket sikur disa shtete po mendojnë që të hapen pak, duke përfshirë këtu dhe SHBA-në. Unë thjesht shpresoj që njerëzit do t’i dëgjojnë ekspertët dhe t’i hapin, nëse i hapin, në një mënyrë të përgjegjshme.
Ambasador ju i njihni shumë mirë politikat e huaja, por në këtë moment ka shumë komente që thonë se SHBA po fokusohet vetëm në problemin e brendshëm dhe jo në problemet globale. Le të themi psh. Pandemia e koronavirusit. SHBA-të ishin të fokusuar në problemet e tyre, ata nuk e ndihmuan shumë Italinë ose shtetet e tjera evropiane. A mendoni ju se SHBA-të nuk janë të fokusuar shumë në problemet në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri?
Po mendoj se kjo është e vërtetë Blendi. Pra disa pika: Mendoj në fakt besoj, ndoshta në departamentin e shtetit jo të gjithë diplomatët profesionalë do të binin dakord me mua por mendoj se gjatë viteve SHBA-ja ka qenë shumë e përfshirë me shtetet jashtë. Kështu që nuk mendoj se është diçka e keqe të marrim mbrapsht pakëz, por gjithsesi SHBA, dua të besoj që është një shtet vërtet special dhe në mënyra, e cila jep një lidership të mirë, qoftë me NATON ose me UN, dhe ajo pjesë mungon tani.
Në kriza si keto, qartazi lidershipi ynë duhet të kujdeset për amerikanët por SHBA është ndryshe nga shtetet e tjera, pra kjo po mungon dhe mendoj që kjo nuk është një gjë e mirë. Përsa i përket Ballkanit, qoftë krizë, apo jo, ai element ka munguar. Jam përpjekur të ndjek. Është pak e vështirë ta ndjekësh çdo ditë, por me situatën e Shqipërisë, jam i lumtur qe Shqipëria më në fund mori jo statusin por marrëveshjen për të hapur negociatat me BE-në, bashkë me Maqedoninë e Veriut.
Mendoj se ky është një zhvillim i mirë. Jam përpjekur të ndjek këtë problem, për rregullimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, e di që Shqipëria nuk është drejtpërsëdrejti e përfshirë me këtë, por ka shumë komente në SHBA për atë propozim. Shumë nga komentet nuk janë të mira, janë negative, kështu që, por po unë jam dakord. Ballkanasit duhet… këtu në këtë shtet, në Bruksel duhet të jenë të vëmendshëm për çfarë po ndodh dhe mendoj se pak nga ai interes, nuk është aty tani.