Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Cagliari, që do të zhvillohet për kampionat ditën e martë në orën 21:00.
Italiani ka analizuar situatën e të gjithë të dëmtuarve teksa theksoi se Ronaldo me të gjitha gjasat nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e parë ndaj Ajax, me 10 prill në Amsterdam.
Ronaldo
“Ai po punon mirë dhe shpresojmë të jetë ndaj Ajax. Kjo do jetë e vështirë, por shpresojmë dhe po punojmë dita ditës. Këmba e tij është më mirë, do të bëhet edhe një ekzaminim tjetër, por janë 9 ditë deri në ndeshjen ndaj Ajax dhe rikuperimi tij do të vlerësohet kohë pas kohe. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”.
Të dëmtuarit
“Douglas Costa është në kushte më të mira dhe do të jetë gati për sfidën ndaj Ajax. Khedira ka punuar më skuadrën dhe mund të jetë që për ndeshjen ndaj Milan. Edhe Cuadrado po punon dhe kthimi ti tij do të jetë për 7-10 ditë”.
Dëmtimi i Dybala do të vlerësohet sot. Mandzukic nuk do të jetë ndaj Cagliari dhe shpresojmë të kthehet ndaj Ajax. Spinazzola ka probleme me gjurin dhe nuk do të jetë i gatshëm për 10-15 ditët e ardhshme”.
Kean
“Do të jetë titullar ndaj Cagliari. Ai është i ri, entuziast dhe ndihet mirë. Do të jetë një provë e mirë për të, ndaj një ekipi të vështirë”.
Cancelo
“Nuk është në formën më të mirë që pas dëmtimit. Po rritet, por varet nga mendësia e tij në të bërit e gjërave. Ai duhet të ruajë ritmin dhe të përmirësohet sepse ka aftësi të jashtëzakonshme”.