Që Aaron Ramsey do të jetë lojtari më i Juventusit, për këtë nuk ka më dyshime, por tashmë mbetet për t’u kuptuar vetëm kur do të nisë ta mbajë veshur fanellën e “Zonjës së Vjetër”. Mesfushori uellsian ka firmosur tashmë për muajin qershor kontratën e tij 5-vjeçare me bardhezinjtë e Allegrit, por trajneri italian shpreson që ta ketë në dispozicion një orë e më parë.
Rrëmbimi i tij nga organika e Arsenalit që në këtë sesion të merkatos nuk do të jetë një mision i lehtë, por Paratici ka ende shanse për të tentuar t’i bëjë një dhuratë teknikut, që sapo fitoi trofeun e tij të dhjetë me bardhezinjtë.
“Topçinjtë” e Londrës kërkojnë të paktën 20 milionë euro, një pretendim i tepërt për një lojtar që pas 6 muajsh me shumë mundësi do të zbarkonte në Torino me parametër zero (9 milionë euro janë komision për menaxherët).
Nga bardhezinjtë është përsëritur fakti se Ramsey do të zbarkojë në Itali në fund të këtij sezoni, por, gjithsesi, Allegri i shtyn të tijtë që të tentojnë gjithçka për të arritur një ulje kërkesa që ka Arsenali, çka do të bënte që mesfushori uellsian të rreshtohej që tani nën urdhrat e tij. Kjo varet edhe mundësit që ekzistojnë për klubin që të gjejë një zëvendësues për të. Me shumë mundësi do të jetë Dennis Suarez i Barcelonës, për të cilin Emery ka nisur bisedimet. Kështu bardhezinjtë mbeten në pritje me shpresë të zhvillimeve pozitive për ta.