40-vjeçarja Alma Kaçi ka pranuar në Gjykatën e Posaçme se ka pasur lidhje me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.
Ajo u shpreh se kur ka shkuar herën e parë në takim me të, Gjici e ka ngacmuar seksualisht, ndërsa në takimin e dytë ka kryer marrëdhënie intime me dëshirën e saj, por ka vendosur ta filmojë.
“Kisha një projekt merresha me qentë, kam pasur lidhje me zotin Gjici. Kur shkova herën e parë ai më ngacmoi seksualisht, në takim e dytë marrëdhënien e kam kryer me dëshirë, por vendosa ta filmoj”, mësohet të jetë shprehur Kaçi.
Gjykata e Posaçme e la në arrest shtëpie Kaçin këtë të hënë. Ajo mbërriti dhe u largua nga ambientet e GJKKO-së pa e treguar fytyrën. 40-vjeçarja kishte vendosur syze, kapele dhe para fytyrës mbajti gjithë kohës një çantë për të mos u filmuar nga mediat.
40-vjeçarja Alma Kaçi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” neni 245 i Kodit Penal ku nëse do provohet akuza ajo mund të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.