Aktualitet “Alo, më kanë rrëmbyer”! Zbardhet ngjarja në Astir, 4 djem dhe 3...

“Alo, më kanë rrëmbyer”! Zbardhet ngjarja në Astir, 4 djem dhe 3 vajza mes armëve dhe kokainës

Për ngjarjen e një dite më parë në Astir, ku pasi një vajzë alarmoi Policinë se ishte rrëmbyer dhe u desh ndërhyrja e forcave RENEA për ta nxjerrë nga banesa, policia ka shpallur në kërkim 4 djem, të cilët kanë qenë në apartament dhe kanë konsumuar gjatë gjithë natës kokainë, në shoqërinë e 3 vajzave, mes tyre edhe 21-vjeçarja në fjalë.

Burimet thonë se personat në fjalë janë nga Vlora dhe janë me precedent të mëparshëm kriminal.

Vajza, në dëshmi, pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë te shtëpia me djemtë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë.

Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin prej djemve me pistoletë me pistoletë dhe ka njoftuar blutë.

Aktualisht, në pyetje po merret njëra prej vajzave që kanë qenë brenda apartamentit, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.