Aloe vera që përdoret kryesisht për qëllime mjekësore, është pjesë e kategorisë kancerogjene pas studimeve mbi minjtë.
Siç tregoi studimi, brejtësit që pinin ujë të përzier me gjethe aloe kishin më shumë gjasa të zhvillonin kancer të zorrës së trashë.
“Ky është një studim që ka bërë zhurmë që në 2016 kur u publikua por kurrë nuk u mor në konsideratë nga OBSH”, thotë endokrinologu Leonidas Doundas.
Ekspertët rekomandojnë që të mos përhapet panik pasi nuk ka prova të mjaftueshme për të parandaluar përdorimin e këtij produkti.
“Studimi i aspartamit (ëmbëlsues artificial i shpallur kancerogjen nga OBSH) është bërë te njerëzit, studimi i aloes është bërë te minjtë”.
“Janë rreth 538 studime që tregojnë se aloe vera ka veti shëruese dhe është vetëm një studim që tregon se shkakton kancer”, thonë studiuesit.
Aloe vera filloi të përdoret si një trajtim për djegiet në vitin 1930 dhe sot kompanitë e kozmetikës e përfshijnë atë në sapunë, kremra kundër diellit apo shampo.
“Nuk është një ekstrakt i thjeshtë që mund ta marrim pa rekomandimin e mjekut dhe efektet anësore janë më të zakonshme sesa mundësia që të ketë lidhje me kancerin.”
Siç shpjegojnë shkencëtarët, përfitimet e aloe verës janë të shumta nëse konsumohet me masë. Aloe vera ndihmon në sëmundjet e lëkurës dhe infeksionet por abuzimi me të ka efekte të rënda anësore.
“Xheli i aloes është terapeutik, ndërsa lëkura e gjelbër është e rrezikshme”, thotë Chryssa Sardeli, mjeke.
“Aloe është një bimë mjekësore kur pjesa e përdorur është xheli që përmban dhe jo lëkura. Lëkura është e rrezikshme për shëndetin, nuk duhet të hahet apo zihet dhe mund të shkaktojë dështim të veshkave, madje edhe vdekje”.
“Lëvorja përmban një klasë substancash që janë kancerogjene”, thotë ajo duke shtuar se OBSH e ka përfshirë aloe verën si një substancë të Grupit 2B që do të thotë se nuk rekomandohen kufizime, thjesht tregon se ka prova se ai produkt ka disa efekte kancerogjene.