Bota Alpinisti gjendet i vdekur dy muaj pas humbjes, qeni besnik s’e braktisi,...

Alpinisti gjendet i vdekur dy muaj pas humbjes, qeni besnik s’e braktisi, i mbrojti trupin nga grabitqarët

SHBA- Rich Moore, një alpinist 71-vjeçar, i cili rezultonte i zhdukur që prej gushtit është gjetur i vdekur nga autoritetet pas muajsh kërkime në malet e Kolorados. Bashkë me të ishte dhe qeni i tij, i cili kishte mbijetuar në natyrë dhe nuk ishte larguar nga i zoti, duke i mbrojtur trupin nga grabitqarët.

Trupi u gjet nga një gjahtar, i cili lajmëroi policinë. Një ekip nga ajri me helikopter bëri të mundur marrjen e trupit, të dekompozuar. Ai u gjet rreth 2 javë më parë, por lajmi u raportua në media vetëm pasi të afërm të alpinistit bënë me dije faktit se qeni i tij besnik kishte qëndruar me të.

Shkaku i vdekjes së 71-vjeçarit, ende nuk bëhet i ditur por ka dyshime se ai mund të jetë rrëzuar. Por hetimet vazhdojnë dhe çdo pistë mbetet e hapur. Ndërkohë qeni i tij është dërguar tek një veteriner dhe tani ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.