Altin Basha është drejtori i ri i Teatrit Kombëtar. Vendimi u komunikua këtë të hënë pas mbledhjes së qeverisë.
Basha mbante deri para pak ditësh postin e drejtorit të “Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli”. Këtë detyrë e mori vetëm një vit më parë, pasi mbaroi mandati i Kiço Londos për të qenë në krye të skenës eksperimentale. Mësohet nga një vendim i Këshillit të Ministrave se vetëm para pak ditësh, Basha dha dorëheqjen nga institucioni që ndodhet tek e po njëjta ndërtesë, tek “Arturbina” për të qenë konform rregullave ligjore të këtij konkurrimi.
Më parë, Basha ka qenë për shumë vite regjisor i emisionit të humorit “Portokalli”.
Para Bashës, ishte Hervin Çuli i cili drejtoi për dy mandate Teatrin Kombëtar, por deklaroi se nuk do të konkurronte më.
Në garë me Bashën për këtë post ishin edhe Kiço Londo, Elma Dorezi dhe Arben Derhemi.