Altin Dumani është prokurori që rimerr zv-drejtimin e SPAK për një mandat dy vjeçar, dikur kandidati kryesor për të drejtuar këtë prokurori.
Dumani ka një karrierë mbi 20 vitesh si prokuror.
Ai u emërua drejtues prokurorie për herë të parë në Tropojë, në vitin 2000, dhe njihet për gjykimin e ftohtë të 29 të pandehurve të Gërdecit dhe 3 dënimet e përjetshme që ai kërkoi për tre nga të pandehurit kryesorë të tragjedisë së 15 marsit 2008.