Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një njoftim në faqen zyrtare thotë se do të anulohen të gjitha intervistat e paracaktuara për vizat jo-emigruese. Ambasada shprehet se do të procesohen vetëm takimet urgjentet për viza jo-emigruese.
“Në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 duke kufizuar grumbullimet publike dhe praktikimin e largësisë midis personave, Ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020. Gjatë kësaj kohe, Ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese”.
Ambasada thotë se procesimi i vizave emigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje.
“Në përputhje me përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 Prill 2020”.