Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të shmangin zonën e manifestimit të 2 marsit, manifestim i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë pasur dhunë. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, lexohet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
“Shmangni vendet e mundshme të protestës, përfshirë bulevardin. Monitoroni median lokale për përditësime”, thuhet më tej në njoftim.