Ambasada Amerikane në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të aplikojnë për viza turistike.
Në një njoftim që ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ ambasada ka dhënë një këshillë mbi përfitimin e kësaj vize. Sipas ambasadës së SHBA-ve, tashmë nuk duhet garancia nga sponsori
. “Sa më pëlqen pranvera në Tiranë; aroma e mimozave të lulëzuara është kaq e mrekullueshme! Unë dhe Keni mezi po presim të përfitojmë nga kjo kohë për të udhëtuar sa më shumë në Shqipërinë e bukur. Ja dhe këshilla mbi vizat për këtë javë: nuk na duhet garancia nga sponsori kur aplikoni për vizë turistike (e kategorisë B1/B2) – kështu që lëreni garancinë në shtëpi! Jemi në pritje të bashkëbisedimit me ju sot dhe përgjatë javës!”, citohet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.