Bota Ambasada në Jeruzalem, Palestina reagon ashpër ndaj vendimit të Kosovës dhe Serbisë

Ambasada në Jeruzalem, Palestina reagon ashpër ndaj vendimit të Kosovës dhe Serbisë

Udhëheqja palestineze deklaroi se do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që hapin ambasadë në Jeruzalem ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës në një deklaratë në Twitter, paralajmëroi Serbinë, e cila mori vendimin për të zhvendosur ambasadën nga Tel-Avivi në Jeruzalem dhe Kosovën, që duke njohur Izraelin deklaroi se do të hapë ambasadë në Jeruzalem.

Ai i bëri thirrje të gjitha vendeve të respektojnë drejtësinë ndërkombëtare, duke përfshirë rezolutat e sigurisë 478 dhe 23/34 të këshillit të sigurisë së OKB.

Këto deklarata erdhën si rezultat i zhvillimeve të fundit ku Presidenti Trump lajmëroi se Serbia do zhvendoste ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem, dhe se Kosova me Izraelin do të vendosnin marrëdhënie diplomatike.