Presidenti Ilir Meta priti në një takim ditën e hënë, ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës, Nait Hasani, i cili i paraqiti letrat kredenciale.
Presidenti Meta, pasi e uroi për marrjen e detyrës, e siguroi Ambasadorin Hasani për mbështetjen e plotë në kryerjen e misionit të tij në Tiranë.
Kreu i Shtetit vlerësoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019 në Kosovë, si tregues i maturisë politike, demokratike e institucionale të vendit.
Meta shtoi se marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Kosovë janë të shkëlqyera dhe vlerësoi se bashkëpunimi është stabilizues për rajonin dhe motivues për perspektivën euroatlantike.