Politika Ambasadori i Ukrainës në Tiranë i bashkohet të rinjve: Nuk do ta...

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë i bashkohet të rinjve: Nuk do ta harrojmë mbështetjen tuaj

Ukraina ka hyrë në ditën e katërt të luftës. Solidarizimi mbarë botëror vazhdon të përhapet në shumë forma nga protestat, donacionet humanitare, fushatat dhe aktivitetet.

Pasditen e djeshme ambasadori Volodymyr Shkurov bashkë me zonjën e tij Tatjana iu bashkua aktivitetit solidar nga Forumi Eurosocialist i Tiranës në shfaqjen e dokumentarit “Winter on fire”.

Dokumentari tregon rezistencën në protestat historike të rrëzimit të regjimit të Yanukovych-it.

“Jam mirënjohës për solidaritetin tuaj dhe shumëfish i gëzuar që jeni të rinj. Angazhimi juaj i jep kurajo këtyre ditëve të vështira për Ukrainën. Edhe ky aktivitet është një mbështetje jo e vogël për ne. Ndihma që secili prej jush mund të jap është që të përhapni sa më shumë nevojën humanitare për Ukrainën sot dhe të ndihmoni në dhënien e mesazheve për lirinë e popullit ukrainas. Ju falenderoj për këtë aktivitet dhe ne nuk do ta harrojmë”, shprehu Shkurov.