Si dy rajone të të njëjtit vend. Kështu i konsideron Italinë e Shqipërinë ambasadori Fabrizio Bucci. Gjatë një interviste për emisionin Opinion ai tha se koncepti i kufirit mes dy vendeve tona nuk ka shumë kuptim pasi mund të shkosh shumë lehtë nga Tirana në një qytet italian.
Fabrizio Bucci: Atëherë numrin e saktë as këtë nuk e di njeri një tjetër e përbashkët kjo e jona italianë e shqiptarë atëherë të regjistruar në regjistrin e italianëve në Shqipëri janë rreth 2.500 italianë. Në fakt numri është shumë më i madh janë me mijëra më shumë se ky numër italianë që banojnë këtu gjatë gjithë kohës apo që banojnë këtu në pjesën më të madhe të vitit e që shkojnë në Itali herë pas here vendet tona janë aq afër sa është si të ishin dy rajone të të njëjtit vend. është aq e thjeshtë të shkosh nga njëri vend në tjetrin. Mendoj se askund tjetër në botë koncepti i kufirit nuk është si në këtë rast ku ky koncept nuk ka shumë kuptim, kufiri Itali-Shqipëri.
Blendi Fevziu: Nga Tirana në Bari janë 15 minuta fluturim…
Fabrizio Bucci: 15 minuta fluturim…
Blendi Fevziu: E vështirë të flitet në këtë rast për udhëtim, por normalisht komuniteti Italian këtu ndodhet për punë apo ka edhe të moshuar, pensionistë që banojnë në Shqipëri për kushte, të themi, më të mira financiare?
Fabrizio Bucci: Shikoni ka shumë sipërmarrës, shumë profesionistë, profesorë që japin mësim gjuhën italiane në shkollat shqiptare, ka shumë biznesmenë, por ka nisur të formohet një komunitet italianësh pensionistë që vijnë këtu. Ja unë, pak ditë më parë kam qenë në Sarandë, në Jug, Jugu i Shqipërisë është i mrekullueshëm, shumë i bukur dhe u takova me një komunitet të vogël italian, që në fakt po rritet, pensionistësh italianë që kanë zgjedhur të vijnë të jetojnë këtu në Shqipëri.
Blendi Fevziu: Që kanë marrë një shtëpi…
Fabrizio Bucci: Kanë marrë një shtëpi, e kanë blerë, e kanë marrë me qira, dhe me pensionin e tyre italian jetojnë shumë mirë këtu në Shqipëri.
Blendi Fevziu: Përveç Tiranës, ku është i vendosur më shumë ky komunitet italian?
Fabrizio Bucci: Komuniteti italian është shumë i pranishëm përgjatë aksit Tiranë-Durrës sepse zemra ekonomike e vendit është këtu, por italianët janë vendosur pak a shumë në të gjithë Vendin, si në Jug ashtu edhe në Veri, në qytetet e mëdha të Veriut, në Korçë, në Vlorë, ka shumë italianë në Vlorë, por edhe më në jug, në Sarandë, ku tani po bëhen investime në sektorin e turizmit, por edhe në veri, në Shkodër, kemi misione arkeologjike, kemi shumë italianë të pranishëm në funksione të ndryshme në të gjithë territorin e Shqipërisë…
Blendi Fevziu: Kryesisht përgjatë bregdetit…
Fabrizio Bucci: Përgjatë bregdetit janë të shumtë, nga Durrësi e deri në Vlorë, ka shumë italianë, shumë sipërmarrje…
Bucci: Mbi 49 mijë sipërmarrës shqiptarë në Itali
700 mijë shqiptarë jetojnë ligjërisht në Itali dhe mbi 49 mijë e tyre kanë një sipërmarrje në shtetin fqinj. Shifrat i dha vetë ambasadori italian, Fabrizio Bucci.
Bucci u shpreh se që prej momentit të parë që shqiptarët emigruan drejt Italisë, ata janë integruar në shoqëri dhe në çdo sektor të mundshëm. Sa i përket biznesit, ambasadori tha se shqiptarët janë integruar shumë mirë në pjesën verilindore të vendit.
Blendi Fevziu: Gjëja më interesante tani, Ambasador, është se tridhjetë vite më pas, pjesa më e madhe e atyre njerëzve, janë integruar tashmë në Itali, por edhe në vendet e tjera evropiane ku kanë shkuar, por, veçanërisht në Itali. Sa i madh është komuniteti shqiptar në Itali?
Fabrizio Bucci: Atëherë shumë nga këta shqiptarë janë integruar në Itali, kanë gjetur shtëpi, kanë gjetur një punë, kanë mësuar gjuhën italiane dhe duhet të them se janë të shumta, të shumta, historitë e suksesit, por edhe e jotja, në mënyrë të veçantë, është një histori suksesi. Aktualisht, në Itali, ndodhen rreth…numrin e saktë nuk e di askush, por ligjërisht, aktualisht, në Itali jetojnë rreth 700 mijë shqiptarë.
Blendi Fevziu: Italia zë vendin e parë ndër vendet e huaja në të cilin jetojnë më shumë shqiptarë…
Fabrizio Bucci: Po…është vendi në të cilin rreth 450 mijë shqiptarë janë të pajisur me leje qëndrimi, ndërsa të tjerët kanë shtetësi të dyfishtë, italiane dhe shqiptare…
Blendi Fevziu: Kanë shtetësi të dyfishtë, italiane dhe shqiptare…
Fabrizio Bucci: Sepse ligji ynë lejon mbajtjen e dyshtetësisë, italiane dhe shqiptare…
Blendi Fevziu: Dhe janë të integruar mirë…
Fabrizio Bucci: Dhe janë absolutisht të integruar, pak a shumë në çdo sektor…kam lexuar, vetëm pak ditë më parë, të dhënat e fundit të Fondacionit Leone Moressa…
Blendi Fevziu: Po…
Fabrizio Bucci: Që studion kontributin e emigrantëve në ekonominë italiane..Sipas të dhënave të fundit, numri i sipërmarrjeve në pronësi të shtetasve shqiptarë në Itali është më i madh se 49 mijë…
Blendi Fevziu: 49 mijë sipërmarrje me pronarë shqiptarë…
Fabrizio Bucci: Duke përfshirë edhe personat fizikë, janë saktësisht 49 mijë e 700… dhe ajo çka është e rëndësishme është se gjatë vitit 2020, pra, në kulmin e pandemisë COVID, ky numër, krahasuar me vitin e mëparshëm, është rritur me 6%…
Blendi Fevziu: Është rritur?
Fabrizio Bucci: Me 6% përgjatë vitit 2020, në kohën e COVID dhe nga viti 2011 e deri më sot, pra, në më pak se 10 vite, numri i tyre është rritur me 35%…
Blendi Fevziu: Që do të thotë…janë sipërmarrje të vogla…apo edhe të mëdha…
Fabrizio Bucci: Të vogla e të mesme…po bëhen edhe të mëdha sipërmarrjet…
Blendi Fevziu: Edhe sipërmarrje të mëdha…
Fabrizio Bucci: Absolutisht…ushtrojnë veprimtari, pak a shumë, në të gjithë sektorët…
Blendi Fevziu: Cili është sektori kryesor…
Fabrizio Bucci: Tashmë janë integruar plotësisht në ekonominë sidomos të pjesës verilindore, Ajo zonë është motori ekonomik i Italisë. Po, edhe kjo është e veçantë, sepse emigracioni i ri shqiptar është përqendruar, kryesisht, në pjesën qendrore të Veriut, që është zona më e pasur e Italisë, në jug gjejmë komunitetet e vjetra të arbëresheve.