Ambasadori amerikan në vendit tonë, Donald Lu i cili është kthyer qendër të vëmendjes mediatike për deklaratat e tij për 4 klanet dhe 20 familjet kriminale, ka bërë sot një tjetër deklaratë.
Por këtë herë, ndryshe nga e para.
Ai e ka quajtur Shqipërinë një vend të bukur dhe se do të donte të zgjaste mandatin e tij si ambasador i SHBA në Tiranë.
Nuk dimë nëse kjo do të jetë e mundur, por Lu tha se do ta kërkonte
Pyetje: Ambasador Lu, në janar ju mbushni tre vjet në Shqipëri. A do të largoheni atëherë?
Përgjigje: Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qëndroj edhe më gjatë në këtë vend të bukur. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e vitit 2018. Deri atëherë, kemi shumë më tepër për të bërë sëbashku.