Pas takimit një ditë më parë me Kryeprokurorin Olsian Çela, ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, po zhvillon një takim me kreun e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Arben Kraja.
Vizita e diplomates amerikane përkon edhe me afatin e fundit për aplikimit për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Një ditë më parë, Yuri Kim i garantoi Prokurorit të Përgjithshëm ndihmën e SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi.
Ajo nxiti prokurorët që të përmbushin premtimin e një gjyqësori të pavarur me drejtësi për të gjithë, si dhe t’i përqasen punës me mendësinë e shërbimit publik, integritetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.