Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann ka takuar këtë të martë drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ambasadorja e BE-së, bën të ditur se në fokus të bisedës së tyre ishte lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar që ndikojnë në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE.
“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.