Yuri Kim, ka listuar tre prioritetet në të cilat do të përqendrohet gjatë mandatit të saj si ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri.
Në një video-mesazh të shpërndarë në Facebook-un zyrtar të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Kim shprehet se “së pari do të punojë për të thelluar marrëdhënien mes dy palëve në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë”.
“Së dyti, do të vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tona për anëtarësimin në BE. Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë, do të sjellim më begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.
Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, në mënyrë që të krijojmë më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët.”
Ndër të tjera ajo shton: “Ashtu si Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur Shqipërinë gjatë viteve, Shqipëria ka qenë një mike dhe aleate besnike e Shteteve të Bashkuara”.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fusembassytirana%2Fvideos%2F220673518963432%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>