Ambasadorja në largim e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, ka pasur një mesazh për SPAK. Teksa ka vlerësuar punën e bërë së fundmi, Hohmann tha se SPAK duhet që të bind për besueshmëri qytetarët shqiptarë dhe jo Bashkimin Europian. Në fjalën e saj në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Hohmann e vlerësoi Reformën në Drejtësi, duke argumentuar se po shihen rezultate.
“U përmend reforma e gjerë dhe suksesi i reformës bëri që Shqipëria të kishte një vend në tavolinën e negociatave dhe është e rëndësishme që të mbani këtë integritet të forconi gjyqësorin dhe që shteti i së drejtës të jetë i plotë për çdo qytetar në këtë vend. Duhet që të ketë diçka identifikuese për Shqipërinë. Ne kemi parë dhe do të vazhdojmë të shikojmë rezultate. SPAK ka dhënë shumë prova dhe është e rëndësishme se tregon besueshmëri te qytetaret, duhet që të bindi qytetarët dhe jo mua dhe BE. Jam mirënjohëse që kuvendi është përforcuar dhe tashmë keni mijëra akte normative që duhen të hartohen jo vetëm në Kuvend, por ky duhet që t’i ndjejë. Debati politik bëhet për të gjetur zgjedhjen më të mirë”, tha ajo.
Nga ana tjetër, diplomatja vuri theksin se Shqipëria është në rrugën e duhur në procesin e integrimit, por shton se ka ende shumë punë për të bërë.
“Shqipëria është në një pozicionim të mirë por ka shumë punë ende për t’u bërë, nuk ka kohë për pushim. Mund të keni dëgjuar se shtetet anëtare do të marrin raportin në lidhje me këtë raport që do të shqyrtohet hapja e negociatave me shpresën që do të ndodhën në dhjetor. Sinjalet politike kanë shumë peshë në këtë votim mbi raportin. Ju jeni aktorët dhe e keni në dorë një gjë të tillë. Deri më tani ka plot personel shqiptar në shumë institucione në Bruksel pasi u është bërë si Shtëpi e dytë, rëndësi ka reflektimi i kolegëve ekipet shqiptare po bëjnë shumë mirë janë të përgatitur dhe kjo është arritje e personelit që drejton këtë sesion”, ka thënë ambasadorja e BE-së.
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann do të largohet nga vendi ynë në fund të muajit korrik. Hofmann do të shkojë ambasadore e Gjermanisë në Irak, duke dalë nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit. Megjithatë, në fjalën e saj, ajo tha se do të rikthehet në Shqipëri.