Ekspertë amerikanë kanë mbërritur gjatë fundjavës në Shqipëri për të ndihmuar Forcat e Armatosura në luftën me zjarret.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter shprehu keqardhjen për shkatërrimin nga zjarri në jug të vendit, ndërsa theksoi se pajisjet e dhuruara më herët nga ushtria amerikane po përdoren tani për të mbrojtur shtëpitë dhe jetët e shqiptarëve.
“Pajisjet e dhuruara më parë nga ushtria amerikane, përfshirë kova për helikopterë, kostume zjarrfikëse, sëpata, lopata, pajisje mbrojtëse personale etj., po përdoret tani për të mbrojtur jetën, shtëpitë dhe bizneset shqiptare”, shkruan ambasadorja.
Situata nga zjarret paraqitet e rëndë në Shqipëri, teksa në ndihmë të FA për shuarjen e flakëve janë vënë prej së shtunës helikopterë nga Holanda dhe Çekia.