Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim ka falënderuar sot mjekët dhe infermierët shqiptarë të cilët po përballen me koronavirusin.
Sot në Ditën Botërore të Shëndetit, ambasadorja Kim ka dhënë një mesazh për të gjithë ata, të cilët i ka cilësuar si heronj.
“Në Ditën Botërore të Shëndetit, ne jemi mirënjohës më shumë se kurrë për ata që na mbajnë të shëndetshëm!”, ka theksuar Kim.
“Faleminderit çdo doktori, infermieri, teknik laboratori dhe të tjerë heronj të shëndetësisë në Shqipëri dhe kudo në botë, të cilët janë në vijën e parë të luftës kundër COVID-19”, është shprehur Kim.
“Ne jemi shumë mirënjohës për punën, përvojën dhe kurajon tuaj të madhe”, ka thënë ambasadorja Yuri Kim.