Elsa Hastad, ambasadorja suedeze në Shqipëri ka treguar për gazetaren Iva Kalemi në Klan News tiparet që i pëlqejnë tek shqiptarët dhe ato që nuk i duken dhe aq pozitive.
Elsa Hastad: Më pëlqen shumë që të flas me shqiptarët, më pëlqen dhe në kapacitetit tim si diplomate. Shqiptarët janë shumë diplomatë, janë shumë të sjellshëm, por dhe shumë mendjehapur, ndonjëherë pak dyshues, por janë shumë të sjellshëm dhe tolerantë, ky është një tipar dallues për shqiptarët.
Iva Kalemi: Po ndonjë tipar që nuk e pëlqeni shumë, ndoshta korrektesa?
Elsa Hastad: Jo. Kjo është shumë e vështirë. Ajo që nuk më pëlqen ndonjëherë është zakoni për të kritikuar, çdo gjë është e keqe në sytë e tyre, por populli shqiptar e do vendin. Por e kanë tendencën që të kritikojnë për çdo gjë, por në fakt jo çdo gjë shkon keq. Në fakt shkon shumë mirë.
Iva Kalemi: Në emisionin “Histori Shqiptare” pamë dhe më shumë nga ju dhe pikërisht nga këtu do të doja ta nisja bisedën tonë për turizmin në Shqipëri që ju e keni aq shumë përzemër. Atje është një bashkëkombëse e juaja, bëhet fjalë për Nivicën që ka ngritur një strukturë hoteliere ekologjike dhe do të doja një mendim tuajin, si e shikoni këtë nismë të sajën dhe a e shikoni turizmin në Shqipëri në këtë pikëpamje, për ta mbrojtur natyrën?
Elsa Hastad: Mendoj që është e ardhmja e turizmit në Shqipëri. Ajo që më pëlqen për kampin e Nivicës është që është miqësor ndaj natyrës, dhe është vendosur me shumë kujdes në një hapësirë që përshtatet me zonën duke i huazuar dhe aftësitë vendase. Kjo është e ardhmja e turizmit shqiptar. Ju keni një natyrë shumë të bukur dhe besoj se biznesi shqiptar që vepron në turizëm duhet të marrë një vendim: Duhet të garantojnë turizëm të qëndrueshëm në mënyrë që të mos dëmtojnë turizmin. Stafi në turizëm duhet të jenë më të sigurt dhe më të vendosur në mënyrë që ta ruajnë Shqipërinë dhe ta mbajnë të pastër. Vendi juaj është shumë i pastër, ka bukuri natyrore dhe turizmi i qëndrueshëm është e ardhmja.
Iva Kalemi: Krahas natyrës së Shqipërisë, ju flisni shumë bukur dhe për njerëzit, për natyrën e tyre. Përsa i përket vendit tonë, ju sugjeroni shpeshherë një këndvështrim pozitiv për vendin. Cili duhet të jetë ky këndvështrim që duhet ta shikojmë vendin tonë?
Elsa Hastad: Mendoj se ju keni kaq shumë, keni bukuri natyrore, keni njerëzit, keni kaq shumë gjëra unike për të cilat nuk dimë shumë. Keni më shumë potencial se mendoni për biznesin. Për shembull: Ka shumë hapësirë që ju ta promovoni veten tuaj.