Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjteje, një vizitë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Mësohet se ajo po zhvillon një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, si dhe prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Posaçme.
Kjo është vizita e parë e Kim në Prokurorinë e Posaçme që pas zgjedhjet të kreut të ri të saj, Altin Dumani, në muajin dhjetor.
Kujtojmë se Kim luajti një rol aktiv në zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, ku monitoroi vetë nga afër procesin e mbajtur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.