Extra Amber Heard flet për të parë pas humbjes së gjyqit: Pse nuk...

Amber Heard flet për të parë pas humbjes së gjyqit: Pse nuk e fajësoj jurinë

Amber Heard ka folur për herë të parë publikisht për “NBC News” pas humbjes së gjyqit kundër ish-bashkëshortit, Johnny Depp

Amber Heard ka adresuar rolin e medias dhe sipas faj, favorizimin që kjo e fundit i bëri Johnny Depp, duke thënë: “Nuk mund të më thuash se mendon se (gjyqi) ka qenë i drejtë”.

Në periudhën në të cilën është zhvilluar gjyqi, Johnny Depp ka marrë të gjithë vëmendjen e internetit, veçanërisht në Twitter, YouTube dhe TikTok. Një pjesë shumë e madhe e përdoruesve ishin në anën e tij, duke krijuar edhe një hashtag të dedikuar #justiceforjohnnydepp. Të njëjtën gjë bënë edhe mbështetësit e Amber, me hashtag-un #justiceforamberheard. Ai që mbështeste Johnny-n ka arritur 20 miliardë shikime, në krahasim me #justiceforamberheard që ka arritur 80 milionë klikime.

“Edhe dikush që është i sigurt që unë e meritoj të gjithë këtë urrejtje, edhe nëse mendon se jam duke gënjyer, sërish nuk më shikon dot në sy dhe të më thotë se media ka bërë një pasqyrim të drejtë (të situatës)”, u shpreh aktorja.

Heard ka vënë në pah të gjithë këtë mbështetje të Depp, e cila sipas saj pati një impakt të madh në vendimin gjyqësor. Ajo u ndal edhe te verdikti i jurisë, duke thënë se e kupton shumë mirë vendimin e gjykatës, si dhe e di që Johnny është një personazh shumë i dashur për njerëzit.

“Ai është një aktor fantastik”, u shpreh Amber, ndërkohë që justifikoi edhe vendimin e jurisë. “Nuk i fajësoj. Në fakt, i kuptoj. Ai është personazh shumë i dashur dhe njerëzit ndihen sikur e njohin”, tha Amber, referuar ish-bashkëshortit të saj.

Gjyqi mes dy palëve mori vëmendjen e të gjithë botës. Historia e kësaj çështjeje daton në 2018-ën, ku Heard shkroi një artikull në të cilin pretendonte se kishte përjetuar dhunë, pa përmendur emra, por ishte e qartë që i kushtohej Johnny Depp. Ndërkohë që të dy ish-bashkëshortët akuzuan njëri-tjetrin për dhunë, u zhvillua gjyqi në të cilin u paraqitën dëshmi, prova të dhunës, video ku tregonin gjendjen e rënduar psikologjike të Johnny Depp dhe në fund të gjithë këtij rrugëtimi, aktori i “Pirates of the Caribbean” triumfoi.