Një tjetër ekip italian kalon në duar të të huajve, edhe e kësaj radhe janë amerikanë, një pushtim i vërtetë ai i sipërmarrësve që vijnë nga SHBA për të investuar në futbollin italian, dhe jo vetëm në kategorinë elitare.
Sot presidenti historik i Genoa, Enrico Preziosi, pas dy dekadash njoftoi se ekipi i tij do të kalojë fondit amerikan 777 Partners. Një fond ky, jo totalisht jashtë futbollit europian, nga momenti që mbajnë 6% të aksioneve të ekipit spanjoll të Sevilla.
Preziosi, kreu i një perandorie të fokusuar tek lojrat për fëmijë, mori pronësinë e Genoas në vitin 2003, duke e shpëtuar nga falimentimi. Por ai nuk do të shkëputet menjëherë nga dashuria e tij sportive, marrë veshja zyrtarizon të paktën për një dyvjeçar rolin e tij si pikë referimi që do të menaxhojë klubin dhe marrëdhëniet në Federatë.
Me Genoan, vetëm në Serie A janë tashmë gjashtë ekipet në duart amerikane, shtatë të huaja bashkë me Interin kineze të Zhang. Janë Milani, Roma, Venezia, Fiorentina, por ka edhe ekipe të tjera si Spezia dhe Bologna, dhe tashmë Genoa
Epoka e mecenatëve të familjeve të mëdha italiane, si Moratti, Berlusconi, Della Valle etj, duket sikur po perëndon njëherë e përgjithmonë, një shenjë që përtej futbollit tregon edhe për krizën e sipërmarrësve të mëdhenj italianë. E vetmja familja që po reziston është familja Agnelli.