Një tjetër ngjarje e rëndë trondit vendin e kryeqytetin. Një amerikan mbyti me litar bashkëshorten e tij këtë të hënë në shtëpinë e tyre në Laprakë të Tiranës. Pas saj mbyti edhe dy qentë e familjes e më pas u vetëvra, po me litar.
Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Dorjana Bezat, çifti kishte 10 vite që jetonin në Tiranë, në një banesë me qira.
Ndryshe nga bashkëshorti, 48-vjeçarja rrinte mbyllur në shtëpi dhe nuk dilte. Edhe pse ajo kishte 1 dekadë që jetonte këtu, nuk e njihte fare Tiranën.
Madje asaj nuk i lejohej të takonte persona të tjerë, vetëm në rastet kur bashkëshorti ishte në shtëpi mund ta vizitonin.
Policia ka gjetur edhe një letër lamtumire që autori kishte lënë në banesë, ku tregonte të gjitha veprimet që kishte ndërmarrë. Ai u kërkonte falje familjarëve të tij që nuk mundi dot t’ia dilte.