Extra Ami tregon pse nuk merr pjesë tek filmat e Ermal Mamaqit

Ami tregon pse nuk merr pjesë tek filmat e Ermal Mamaqit

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar Ami e cila nuk i ka shumë të shpeshta daljet e saj në publik. Ajo ka folur punën si biznesmene dhe jetën e saj private me Ermal Mamaqin dhe fëmijët e tyre. E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari se pse nuk ka marrë pjesë tek asnjë film i Ermalit, ajo shprehet se nuk e ka parë të arsyeshme sepse secili prej tyre e ka të qartë punën që ata kanë dhe nuk do që të merret si e mirëqenë që Ermali ka në dorë të bëjë filmat e vetë dhe fut dhe Amin.

Rudina Magjistari: Në filmat e Ermalit që janë realizuar ty nuk të kemi parë, ndërkohë që mund të ishte dhe ti një prej protagonisteve. Të ka kërkuar të jesh, e ke refuzuar ti, ke kërkuar ti dhe s’ka pranuar ai, si qëndron e vërteta?

Ami: Me thënë të drejtën ka pasur një propozim në filmin e parë për një rol episodik që unë nuk pranova. Kisha arsyet e mia në atë periudhë, isha me vajzën e vogël dhe jo vetëm kjo, por që nuk mendoja që duhet ta luaja atë rol pikërisht në filmin e Ermalit, tek filmi me Elvanën “Dy gisht mjaltë”.

Ma kanë bërë shumë shpesh këtë pyetje, pse nuk je në ndonjë nga filmat e Ermalit dhe përgjigjja më vjen shumë spontanisht sepse nuk kam pse të jem. Ne e kemi shumë të qartë punë e secilit dhe për më tepër që bashkëshorti ka atë pozicion, është dhe producent i filmave të tij dhe nuk do doja kurrë që të merrej si e mirëqenë që Ermali e ka në dorë t’i bëjë filmat vetë, ja tani futi dhe Amin, herën tjetër  do jetë dhe djali, kështu që… Unë do e mendoja dy herë një propozim nga Ermali sesa nga dikush tjetër.  Por nuk e përjashtoj si mundësi, ai ka atë rrugë, rruga është shumë e gjatë e kinematografisë kështu që nuk i dihet.