Shumë cilësi të karakterit tonë formohen me kalimin e kohës. Në mesin e tyre janë dhe disa veti të “errëta”, pjesë sekrete që lidhen me shenjën tonë të horoskopit që as ne nuk e kuptojmë dot.
Dashi
Ai mund të shfaqet më i vrullshëm dhe agresiv se sa është në të vërtetë. Thellë brenda, fsheh ndjeshmërinë dhe dhembshurinë, ndoshta edhe një romantik të fortë, por ai beson se zbulimi i këtyre tipareve do ta bëjë atë të duket më i dobët.
Demi
Pavarësisht nëse ai duket kokëfortë ose shumë i qetë, do të luftojë për atë që beson se është e drejtë, qoftë për veten apo të tjerët. Dikush mund të mendojë se është gati për luftë, por e vërteta është se ai pretendon të drejtën dhe drejt këtij qëllimi vendos gjithë energjinë e tij.
Binjakët
Stereotipet e quajnë atë me “dy fytyra”, por është një nga njerëzit më me këmbë në tokë. Mund t’i duhet më shumë kohë që t’ju besojë, por sapo ta bëjë këtë, ai do të ketë një qetësi të admirueshme.
Gaforrja
Mund të ketë frikë të shprehet para të gjithëve, për të mos marrë kritika, por është shumë inteligjent. Inteligjencën e përdor për të menaxhuar reagimet emocionale të të tjerëve. Ndonjëherë preferon thjesht të vëzhgojë botën pa marrë pjesë dhe natyrisht zgjedh miqtë më të mirë.
Luani
Mos u mashtroni nga silueta që ai shfaq me krenari. Ai nuk është aq egocentrik, por si një shenjë shumë e ndjeshme, preferon ta kanalizojë mirësinë e tij tek disa miq të ngushtë, të vetmit të cilëve u tregon ndjeshmërinë që fsheh.
Virgjëresha
Shihet si një shenjë kritike dhe tepër analitike, por shumë mbeten në këtë përshtypje dhe nuk kërkojnë atë që qëndron nën sipërfaqe. Një person i vetë-mjaftueshëm, i cili e di se çfarë dëshiron dhe një lider i jashtëzakonshëm.
Peshorja
Nga pamja e jashtme, është një shenjë pasionante dhe jashtëzakonisht miqësore. Aq sa mbase nuk e marrin dot seriozisht…. Por vetëm për shkak se nuk flet shumë, nuk do të thotë se ai/ajo nuk vëren gjithçka. Arrin të shqyrtojë me kujdes çdo pjesë të informacionit përpara se të bëjë lëvizjen e radhës.
Akrepi
Një nga shenjat më të keqkuptuara, që konsiderohet e errët dhe hakmarrëse, por thellë brenda fsheh një anë romantike dhe të ndjeshme. Ëndërrimtare absolute!
Shigjetari
Dashamir i argëtimit, lirisë dhe flirtit! Ai është shpirti i grupit, por nën sipërfaqe fshihet një person që mendon thellë, i cili është vazhdimisht i etur për njohuri.
Bricjapi
Po, ne e njohim si një punëtor serioz dhe të palodhur. Por edhe ata më të afërmit e tij mund të mos e dinë se ai ka një optimizëm të thellë dhe mendim pozitiv dhe se jo vetëm i ndjek ambiciet e tij profesionale, por di edhe të argëtohet.
Ujori
Përshkruhet si i çuditshëm dhe i ftohtë. U jep përshtypjen të tjerëve se nuk ka ndjenja, por kjo është forma për të mbrojtur veten. Është mik i besueshëm, i cili edhe në rrethanat më të vështira do të mbrojë të dashurit e tij dhe veten.
Peshqit
Një nga shenjat më të nënvlerësuara, të stereotipizuara si tepër romantike dhe emocionale. Po, mund të jenë, por jo vetëm. Janë tejet inteligjentë dhe kanë ide fantastike.