Sport Analiza: Çfarë do të ndodhë me Ajax? E ardhme e shkëlqyer apo...

Analiza: Çfarë do të ndodhë me Ajax? E ardhme e shkëlqyer apo largime në masë?

Ajaxi pësoi të njëjtin fat me Monakon. Ashtu si gjysmëfinalistët e vitit 2017 edhe klubi i Amsterdamit janë Gishtoja i kompeticionit, me një buxhet prej më pak se 100 milionë euro. Ato rrezikohen nga largimet në masë të talenteve, pas epopesë së mrekullueshme në Europë.

Të mundur në minutën e 96-të… Pavarësisht barazimit të Tottenhamit gjatë lojës (2-2), mbështetësit e Ajaxit besuan për shumë kohë se Zoti i futbollit ishte akoma në anën e tyre.

Por, Hakim Ziyech goditi shtyllën në fund të ndeshjes dhe Lucas shënoi golin e tij të tretë në fund të kohës shtesë.

Të tronditur nga shtatshkurtri brazilian, shokët e skuadrës së Mathijs de Ligt ranë të gjithë në tokë duke mos e besuar një skenar të tillë. Ky imazh ka hyrë tashmë në legjendën e Champions League.

Detyrim i dyfishtë

Edhe pse ëndrra e pabesueshme për fitoren për herë të katërt të kupës së Champions League u shua, sezoni nuk ka mbaruar ende.

Pas marrjes së Kupës së Holandës, të dielën, trofeun e parë prej vitit 2010, Ajax duhet të përqendrohet në një tjetër objektiv: të fitojë edhe kampionatin, me dy ndeshje për të luajtur akoma për të kaluar PSV Eindhoven, armikun e tij të betuar.

E vetmja mënyrë për të shijuar një sezon tjetër historik, fillon në fund të korrikut me fazën e dytë paraeliminatore të C1.

Dhe menaxhimi me qetësi i kërkesave për talentet e tij, nga klubet më të mëdha europiane.

“Ne duam ta ruajmë këtë ekip, por e njohim fuqinë financiare të klubeve të mëdha”, pranoi Edwin Van Der Sar, drejtori i përgjithshëm i Ajaxit.

Me Frenkie de Jong (21 vjeç), Ajaxi ka realizuar shitjen më të shtrenjtë në historinë e Holandës. Barcelona  vulosi blerjen këtë verë për mesfushorin holandez duke paguar 75 milionë euro.

Filozofi dhe ruajtje talentesh

Ai rrezikon të mos jetë i vetmi që bën gati valixhet.

Matthijs de Ligt, kapiteni më i ri në historinë e ekipit të tij, në moshën 19-vjeçare, është më i kërkuari. Barça dhe Real Madrid janë vënë në radhë për ta marrë me një çek prej 70 milion eurosh, sipas shtypit.

Sulmi i Ajaxit, më i pangjashmi në Europë me më shumë se 160 gola të shënuar këtë sezon, do të jetë gjithashtu subjekt i shumë kërkesave.

Hakim Ziyech (26 vjeç), i cili ka qenë zëvendësuesi ideal i Arjen Robben në Bayern Munich, ka një perspektivë të mirë.

Megjithatë, udhëheqësit e Ajaxit kanë akoma shpresa të mbajnë David Neres (22 vjeç) dhe Dushan Tadiç (30 vjeç).

Donny van de Beek (22), i preferuar në ”Johan Cruyff Arena”, mund të vazhdojë edhe për një vit, ashtu siç edhe portieri kamerunas André Onana, i cili sapo ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2022.

Me më shumë fitime, një ndjenjë më të mirë biznesi dhe një filozofi loje të njëjtë, Ajax do të mundohet këtë verë të mbajë rreth vetes Daley Blind (29 vjeç), Lasse Schöne (32 vjeç) dhe Klaas-Jan Huntelaar (35) veteran i ekipit.

Ndërkohë, ardhje të reja nga akademia e tij janë gati për të nisur ëndrrën: Jurgen Ekkelenkamp (19 vjeç), Brian Brobbey (17 vjeç) ose Ryan Gravenberch, lojtari më i ri në histori që kalon në skuadër të parë në moshën 16 vjeçare.

A mjaftojnë këta për të përsëritur një mrekulli, si të këtij viti, edhe vitin e ardhshëm?