Sport Andrea Anjeli kërkon Igli Taren si drejtor të Juventusit

Andrea Anjeli kërkon Igli Taren si drejtor të Juventusit

Lazio-Rennes Europa League

Fillimisht, Inter, më pas Milan, teksa së fundmi në ndjekje të Igli Tares është vënë Juventusi. Sipas “Calciomercato.com” presidenti Andrea Anjeli po mendon të rrëmbejë Igli Taren, drejtor sportiv i Lazios që nga viti 2009. Kontrata e shqiptarit me klubin e Klaudio Lotitos përfundon në vitin 2023.

Afeksioni i Anjelit për Taren mbetet i fortë. Vlonjati ka qenë në gjendje të bëjë disa goditje me kosto të ulët dhe të gjenerojë përfitime të konsiderueshme kapitale për Lacion, duke rezultuar një nga drejtorët më të suksesshëm të viteve të fundit në Itali.

Gjithsesi historia ka treguar se Lotito nuk para i lë të lirë kollaj, “xhevahirët” e tij. Mjafton të përmendim që për vite me radhë, pavarësisht ofertave tunduese për Imobilen dhe Milinkovic-Savic, ka rezistuar. Kjo vlen edhe për Taren, me të cilin lidhjet janë shumë të forta.