Sport Andres Iniesta njofton tërheqjen nga futbolli

Andres Iniesta njofton tërheqjen nga futbolli

Andres Iniesta ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Legjenda spanjolle diçka të tillë do ta njoftojë zyrtarisht me datën 8 të këtij muaji, datë që përkon edhe me numrin ikonit të tij ndër vite.

Andres Iniesta ka fituar thuajse çdo trofe të mundshëm, përveç Topit të Artë.

Me fanellën e Barcelonës ia doli të fitojë 4 Champions League, 3 Kupa Bote për klube, 9 tituj kampion, 3 Superkupa të Evropës, 6 Kupa të Mbretit dhe 7 Superkupa të Spanjës.

Ndërkohë jo vetëm kaq, pasi fitoi tituj bote edhe me Spanjën, ndërsa goli i tij ndaj Holandës në vitin 2010 do të mbahet mend gjatë, pasi iu dhuroi spanjollëve trofeun e Kupës së Botës.