Të gjithë kanë anët e tyre të mira dhe të këqija, aftësitë dhe dobësitë. Nëse nuk i keni dalluar ende tek vetja, ju ndihmon horoskopi t’i kuptoni më mirë.
Dashi
Cilësia juaj më e mirë është sensi i optimizmit. Jeni shumë të pavarur dhe këtë nuk mund ta ndryshojë askush. Por jeni shumë gjaknxehtë. Edhe pse përpiqeni të anashkaloni negativitetin, ndonjëherë shpërtheni edhe pa arsye.
Demi
Të gjithë ju adhurojnë sepse jeni besnikë. I qëndroni afër miqve tuaj pa kushte dhe kjo është cilësia juaj më e mirë. Por nga ana tjetër, jeni shumë të fokusuar tek vetja sa arrin edhe tek egoizmi. Jeni të fiksuar pas kohës me veten, duke e tepruar shpesh herë.
Binjakët
Jeni gjithnjë në lëvizje dhe e jetoni jetën në maksimum. Pikërisht natyra juaj energjike dhe entuziaste ju bën kaq të veçantë. Gjithsesi mundohuni të mos bëni shumë thashetheme dhe të flisni pas krahëve të të tjerëve. Kjo ju ul të gjithë vlerat që keni.
Gaforrja
Aftësia që ju keni për t’u kujdesur për të tjerët nuk krahasohet me asnjë tjetër dhe prandaj të gjithë ndihen të mbrojtur pranë jush. Por jeni dhe shumë emocionalë, më shumë sesa duhet. Kjo mund të jetë pak e lodhshme për të tjerët rrotull teje.
Luani
Nuk quhet festë nëse nuk është i pranishëm një Luan. Jeni shumë miqësorë dhe keni një natyrë karizmatike që i bën të tjerët të duan të rrinë rrotull jush. Por gjithsesi, ju mungon aftësia që të mos jeni impulsivë.
Virgjëresha
Jeni pafund të talentuar në çdo gjë. Mund të përvetësoni çdo talent nëse ja vendosni qëllim vetes. Por jeni shumë kritikë ndaj vetvetes, më shumë se sa ndaj të tjerëve.
Peshorja
Nga vetë emri, gjëja më e mirë tek ju është balanca dhe drejtësia që keni. Gjithnjë gjeni një zgjidhje që i bën të gjithë të lumtur, por jeni njëkohësisht dhe shumë të pavendosur. Filloni t’i stërmendoni gjërat dhe keni frikë të merrni një vendim.
Akrepi
Jeni plot me pasion dhe prezenca juaj influencon shumë të tjerët. Por ndërrimet e shpeshta të humorit pa asnjë arsye specifike ju karakterizojnë.
Shigjetari
Cilësia më e mirë: sensi juaj i pavarësisë. Nuk jeni kurrë të ngjitur dhe nuk vareni kurrë nga të tjerët. Por mungesa e shfaqjes së emocioneve i bën të tjerët të mos ndihen mirë pranë jush.
Bricjapi
Jeni ambiciozë dhe dini të përdorni burimet që keni. Kjo do ju bëjë të arrini shumë gjëra në jetë. Por në pamje të parë, dukeni të ftohtë, të ashpër dhe kokëfortë. Pikërisht kjo është një ndër arsyet që njerëzit nuk ju afrohen që në momentin e parë.
Ujori
Ujori ka një forcë shumë të madhe që tërhiqet nga e mira në bota. Shenja më “humanitare” e horoskopit. Jeni shumë përzgjedhës me njerëzit që doni të rrethoheni, por nuk duhet të jeni aq të largët dhe jo social me personat që nuk i njihni.
Peshqit
Cilësia juaj më e mirë është aftësia dhe kreativiteti. Por i përjetoni gjërat më shumë sesa duhet dhe kjo ndërpret shpeshherë ciklin tuaj kreativ.